Zhvillime të reja në “pistën” Dybala, agjenti i tij “zbarkon” në Paris

Paolo Dibala duket gjithnjë e më larg Juventusit. Argjentinasi për shumë pak nuk u transferua në Premier Ligë javën e shkuar, por tashmë duket se largimi i tij do të jetë definitiv.

Është PSG-ja skuadra që po intensifikon kontaktet me menaxherin e lojtarit. Siç raporton “Sport Mediaset”, agjenti i argjentinasit Horge Antun, ka shkuar në Paris dhe do të takohet me drejtuesit e PSG-së, për të folur në lidhje me transferimin e lojtarit në kryeqytetin francez.

 

Dibala shihet nga PSG-ja si zëvendësuesi i Nejmarit, që siç të gjitha gjasat tregojnë do të largohet deri në fund të merkatos. Nga ana tjetër Juventusi pret një ofertë zyrtare dhe nuk ka në plan të pengojë largimin e lojtarit.

Kujtojmë që Dibala, javën e shkuar ishte shumë pranë kalimit te Junajtid dhe më pas te Totenhemi, por operacionet u prishën për detaje në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here