Atletico nuk ka të ndalur, Colchoneros transferojnë sulmuesin 60 milionësh

Atletico Madrid është pranë mbylljes së marrëveshjes prej 60 milionë euro me sulmuesin e njohur spanjoll, Rodrigo Moreno.

Firma mbi kontratë është çëshjtje orësh. Marrëdhëniet pozitive të agjentit të Rodrigo, Jorge Mendes, me pronarin e Valencia, Peter Lim, ndihmuan që të shtyhej përpara akordi total, me 28-vjeçarin të prirur të kalojë në Wanda Metropolitano kësaj vere.

Si Everton, ashtu edhe Napoli ishin në garë për lojtarin, por Diego Simeone e ka fituar garën. Rodrigo i ka kaluar pesë sezonet e fundit te Valencia. Ai ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në edicionin 2017-2018, duke shënuar 16 gola dhe dhënë 4 asiste në La Liga.

Kjo shifër pësoi rënie në sezonin e kaluar, kur Rodrigo realizoi 8 gola dhe dha 6 asiste. I lindur në Brazil, Rodrigo ka përfaqësuar Spanjën në nivelin ndërkombëtar. Me “La Roja” ka luajtur 17 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.

Pra, Atletico Madrid nuk mjaftohet me blerjen rekord te Joao Felix kësaj vere, për shifrën e 126 milionë eurove, por do edhe sulmuesin e kombëtares spanjolle. Diego Costa pësoi një dëmtim në kofshë, në fitoren e miqësores ndaj Juventusit, çka mund ta lërë atë larg fushave në fillimin e sezonit të ri. Prandaj, shtysa për të siguruar Rodrigo ka qenë më e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here