Bombë: Milani kompleton transferimin e gjashtë

Siç raportojnë mediat spanjolle, Milani ka kompletuar transferimin e Angel Correas për shifrën e 55 miliona eurove.

Argjentinasi është i lidhur me Milanin për një kohë të gjatë dhe sipas informacioneve të fundit Rosonerët kanë arritur marrëveshjen me Atleticon. Correa kishte akord me Milanin  dhe kishte mbetur që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Siç raporton Cadena Ser, Atletico Madrid ka pranuar ofertën e Milanit për Correan prej 55 miliona eurove.

Angel Correa do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Milanit dhe përforcimi i gjashtë i Rosonerëve për këtë merkato.

Atletico Madrid paratë e arkëtuara nga shitja e Correas do t’i përdor për transferimin e Rodrigo nga Valencia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here