Danilo prezantohet si futbollist i Juventusit: Më pëlqen futbolli i Sarrit

Danilo është bërë lojtar i ri i Juventusit si pjesë e marrëveshjes që e dërgoi Joao Cancelon te Manchester City.

Ai ka pohuar se ndihet i lumtur me lëvizjen e fundit teksa ka folur edhe për ribashkimin me Alex Sandron, me të cilin kishte luajtur te Porto.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe më kanë dhënë një mirëseardhje shumë të ngrohtë”, tha braziliani gjatë prezantimin në konferencë për shtyp.

“Sigurisht, unë fola me të gjatë bisedimeve, ai më dha disa tregues shumë të saktë për klubin, filozofinë dhe mënyrën se si ata punojnë këtu. Alex Sandro është një person i rëndësishëm për mua, ne jemi miq për 10 vjet”, pohoi mbrojtësi.

 

Ai më tutje deklaroi se i pëlqen stili i lojës që aplikon trajneri, Maurizio Sarri, i cili pritet ta ndihmojë në karrierën e re futbollistike.

“Më pëlqen stili i futbollit i Sarrit dhe nuk mendoj se do ta kem të vështirë t’i përshtatem asaj që ai kërkon. Unë e di se mbrojtja është shumë e rëndësishme në Itali, por unë jam 28 vjeçar dhe jam i hapur për të mësuar ndonjë gjë për t’u bërë një lojtar edhe më i mirë”.

“Sarri më kërkoi të jem i kujdesshëm gjatë mbrojtjes, por edhe të luaja më i lirë dhe të shpreh gjithë potencialin tim në sulm. Atij i pëlqen ta kontrollojë topin dhe unë e di nga përballja me ta se Napoli dhe Chelsea ishin kundërshtarë shumë të vështirë. Unë jam i gatshëm të mësoj dhe të zhvillohem çdo ditë”, tha braziliani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here