Milan dhe PSG në garë për mbrojtësin e Tottenham

Milan dhe PSG do të masin forcat në merkato për mbrojtësin e Tottenham, Serge Aurier në ditët e fundit të merkatos.

Daily Mail, raporton se Aurirer është i gatshëm të largohet nga Totttenham, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Milani dhe ish klubi i tij PSG.

Me largimin e Kerian Trippier nga skuadra, Mauricio Pochettino ka mbetur pa alternativa në krahun e djathtë të mbrojtjes, mirëpo Aurier nuk dëshiron të qëndrojë në skuadër.

Aurier u trasnferua te Tottenham në vitin 2017 si pasuesi i Kyle Walker, mirëpo mbrojtësi i Bregut të Fildishtë nuk është ambientuar në Londër dhe ka luajtur sumë pak minuta me Spurs.

Lëndimet kanë bërë që Aurier të luajë vetëm 41 ndeshje me Tottenham në dy vite.

Mbetet ta shohim se ku do të përfundojë Aurier, te Milani apo te PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here