Shkenca e konfirmon: Të shikoni futboll është e dobishme për shëndetin tuaj

Një herë në jetë dikush na ka thënë se shikojmë shumë futboll.

Është e lehtë që të kalosh fundjavat duke shikuar futboll gjatë tërë ditës dhe pastaj vijnë argumente se futbolli është i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Stresi gjatë ndeshjeve, emocionet e shumta janë konsideruar si simptome negative nga shikimi i futbollit, por BetVictor në bashkëpunim me Univerzitetin e Leeds kanë kryer një studim ku është konstatuar se shikimi i futbollit është i dobishëm për shëndetin tuaj.

Ata kanë studiuar 25 tifoz të Leeds United gjatë ndeshjeve kyçe në sezonin e kaluar.

Tifozëve i është monitoruar gjendja fiziologjike dhe ajo psiqike gjatë ndeshjeve kyçe.

Tifozëve i janë monitoruar rrahjet e zemrës, presioni i gjakut dhe disponimi.

Pjesmarrësit kanë mbajtur aparat për rrahjet e zemrës gjatë ndeshjeve, tensioni i është matur në intervale të ndryshme gjatë ndeshjes, ndërsa sa i përket disponimit tifozët pjesëmarrës janë intervistuar pas përfundimit të ndeshjeve.

Çfarë zbuloi studimi? 

Studimi zbuloi se rritja e rrahjeve të zemrës gjatë ndeshjeve çon deri te stresi pozitiv, stres ky që paraqitet gjatë vrapimit dhe ushtrimeve – duke vërtetuar se shikimi i futbollit është i shëndetshëm.

Kur Leeds kishte fituar, tensioni i tifozëve është ulur, një tjetër dobi për shëndetin.

Sa i përket disponimit, çdo tifoz ishte i lumtur 24 orë pas ndeshjes nëse skuadra e zemrës kishte korrur fitore, ndërsa pasojat nga humbja rezultonin me periudha të gjata me disponim të dobët.

Herën tjetër nëse dikush ju thotë se po shikoni shumë futboll, tregojani këtë studim.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here