Statistikat flasin vetë: Mustafi më i mirë se David Luiz (FOTO)

Arsenali gjatë orëve të fundit të afatit kalimtar të verës ka sjell në radhët e veta David Luizin.

Ky i fundit kishte humbur besimin e stafit teknik të Chelseat dhe kishte kaluar në radhët e Gunnersave.

Braziliani është parë si zëvendësues i qendër mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafit, i cili është akuzuar për dështimet e klubit londinez.

Megjithatë statistikat thonë të kundërtën, ku shihet se reprezentuesi gjerman ka qenë dukshëm më i mirë se lojtari i Brazilit.

Ndalimin e aksioneve, vjedhjen e topave, duelet e fituara si dhe duelet në ajër del të jetë më i mirë Mustafi se Luiz. Në vetmen statistikë që Davidi ka dalë më mirë se Shkodrani është në saktësinë e pasimeve.

Ndryshe, Mustafi është duke kërkuar një angazhim të ri dhe pritet që karrierën ta vazhdojë në Itali ose Spanjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here