Trajneri i Fenerbahces, Ersun Yanal: Jam nga Kosova

0

Ersun Yanal tash e sa vite është i pranishëm në botën e futbollit turk, duke drejtuar shumë skuadra të këtij vendi.

Vitin e kaluar morri drejtimin e 19 herë kampionit të Turqisë, Fenerbahçes, ku këtë sezon është një ndër kandidatët kryesor për titullit e Superligës së shtetit turk.

Por, ajo që nuk e kemi ditur deri më tani është se trajneri 57-vjeçar ka prejardhje nga Kosova, të cilën gjë e ka pohuar në një emision “Qejfi më i madh se Stambolli”.

“Pas shumë kohës, ju më kujtuat të parët e mi dhe u bëtë shkaktar që të shikojmë çka kanë bërë ata. Unë kam lindur në Izmir. Jam fëmija i tretë i një familje emigruese. Me origjinë jam nga Kosova”, ka pohuar strategu.

“Një ndër arsyet kryesore se pse e dua futbollin janë dy vëllezërit – Ajhan dhe Ajfer Elmatasoglu. Ata janë kushërinjtë e nënës sime nga Kosova. Te dy disa vite kanë veshur edhe fanellën e kombëtares së Turqisë”, pohoi ai.

Kujtojmë se për Fenerin në të kaluarën ka luajtur edhe Fadil Vokrri ndërsa aktualisht fanellën e skuadrës e vesh Vedat Muriqi. Gjithashtu në të kaluarën president i ekipit ishte edhe prizrenasi, Ali Hajdar Sen.

Ndryshe, 57-vjeçari ka përjetuar njëherë ndjenjën e të qenit kampion i Turqisë në vitin 2013-14.

Reklama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here