Lamtumirë Inter, Icardi te gjiganti i Evropës

Sipas TMW, Icardi më në fund ka kuptuar se nuk ka vend te Inter, pasi i është marrë numri 9 pas transferimit të Romelu Lukakut.

Argjentinasi, ende nuk është i përgatitur për një kalim te Roma apo Napoli, ndërsa Interi po refuzon të përforcojë Juventusin.

Me kalimin e kohës, Icardi duket i përgatitur për të marrë në konsideratë transferimin jashtë Italisë, saktësisht te PSG.

Por, e gjithë kjo varet nga Neymar, nëse do të arrijë të kompletojë rikthimin te Barcelona deri në mbylljen e afatit kalimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here