Ja sa para fitoi Liverpooli pasi mposhti Chelsean në Superkupën e Europës

Liverpooli e ka mposhtur Chelsean për ta fituar Superkupën e Evropës dhe përveç kësaj ata janë pasuar edhe si klub. 

Ndeshja shkoi në penallti pasi për 90 minuta dhe pas vazhdimeve rezultat ishte 2-2. Tammy Abraham e humbi penalltinë vendimtare.

Fituesit e ndeshjes i kanë fituar 4,5 milionë euro, ndërsa humbësit do të shkojnë në shtëpi me 3.5 milionë euro.

Paratë e fituara janë pak në krahasim me atë që e morën në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ku Reds futën në konton e tyre 110 milionë euro.

Chelsea ndërkohë fitoi rreth 40 milionë euro kur e mposhti Arsenalin në finalen e Europa League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here