Lazio përgatit goditjen surprizë, Tare rrëmben yllin e dëshiruar nga Milani

Një goditje surprizë, “alla Tare”.

Drejtori sportiv shqiptar i Lazio-s i ka mësuar tifozët e Lazio-s me blerje jo shumë të bujshme, por që kanë rezultuar të suksesshme më pas. Në këtë kategori bën pjesë edhe Dani Olmo, ylli 21-vjeçar i Dinamos së Zagrebit.

Në Kroaci janë të sigurt, Tare ka marrë informacione për spanjollin. Vlerja e tij në merkato është 25 milionë euro, pro problemi më i madh për drejtuesin e bardhekaltërve do të jetë konkurrenca e madhe.

Për mesfushorin, në fakt, interesohen Milan, Bayern Munich, Leverkusen, Leipzig, Lyon dhe Ajax, me këta të fundit që duket se kanë bërë një ofertë prej 22 milionë eurosh plus 40% të shumës që do të fitohej nga një shitje e mundshme e lojtarit në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here