Plani B: Inter transferon një tjetër yll nëse dështon pista Dzeko

Interi ka përgatitur Planin B në rast se dështon transferimi i Edin Dzekos në Meazza.

Interi po punon për të siguruar firmën e Edin Dzekos, por Roma ka kërkuar 20 milionë euro për lirimin e boshnjakut dhe kjo kërkesë e Romakëve është e papranueshme për Neroaxurët.

Boshnjaku ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar te Interi, mirëpo Roma nuk dëshiron ta shesë atë.

Plani B i Interit në rast se dështon transferimi i Dzekos është Paulo Dybala.

Transferimi i Dybalas është një mision edhe më i komplikuar se ai i Dzekos, pasiqë Juventusi nuk dëshiron që argjentinasi të transferohet te rivalët e tyre.

Mirëpo në këtë transferim pritet të përfshihet Mauro Icardi. Juventus ka shfaqur interesim për Icardin dhe mund ta pranojë ofertën e Interit. Interi pritet që për Dybalan ta ofrojë Icardin dhe para.

Interi është i gatshëm tia ofrojë Icardin edhe Romës, në rast se Romakët bien dakord për largimin e Dzekos.

Mirëpo Icardi dëshiron vetëm dhe Juventusin dhe shkëmbimi me Dybalan bëhet gjithnjë e më i mundshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here