Probleme për Zidane, ylli i Realit do të mungojë në ndeshjen e parë të sezonit

Real Madridi do të jetë pa mbrojtësin spanjoll Dani Carvajal në ndeshjen e tyre të parë të sezonit 2019-20 në La Liga.

Mbrojtësi u ndëshkua në ndeshjen e fundit të sezonit 2018-19, duke e quar në pesë numrin e kartonëve dhe tani një ndeshje pezullim vihen në mënyrë automatike, pavarësisht se përfundoi sezoni.

Pjesëmarrja e tij kishte konfuzion, me La Ligan që njoftonte se pezullimet e mbledhura nga lojtarët nuk mund të transferoheshin nga një sezon në tjetrin.

Sidoqoftë, kjo direktivë nuk ishte nënshkruar nga organi drejtues i ligës në kohë për të hequr pezullimin e Carvajalit – me rregullin e ri që hyri në lojë në fillimin e sezonit 2020/21.

Menaxheri Zinedine Zidane shpresonte ta kishte spanjollin në vijën e mbrojtjes për ndeshjen e parë dhe tani duket se do ta fillojë Alvaro Odriozola në vendin e tij.

Ndeshja e parë e Mbretërve do të jetë ajo e 17 gushtit në Estadio de Balaidos ndaj Celta Vigos, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 17:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here