Arrihet marrëveshja, Balotelli kthehet në Serie A

0

Mungon vetëm zyrtarizimi, por marrëveshja është e kompletuar.

Mario Balotelli do të jetë futbollist i ri i Brescias.

Ylli italian ka refuzuar ofertën e pasur nga Flamengo duke vendosur të rikthehet në Serie A.

Mediat italiane konfirmojnë se palët kanë arritur marrëveshje dhe Balotelli do të nënshkruajë me Brescian.

Balotelli ishte futbollist i lirë pas largimit nga Marseille dhe te Brescia do të ketë pagë prej gati 3 milionë euro në sezon.

Reklama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here