Icardi “prangoset” edhe në rast shitjeje, Marota mendon për një klauzolë anti-Juve

0

Fatet e katër skuadrave: Inter, Roma, Napoli dhe Juventus janë të lidhura së bashku nga vendimi që mund të marrë shumë shpejt Mauro Ikardi në lidhje me të ardhmen e tij.

Ikardi Marota
Sulmuesi argjentinas ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë kohë, por jo duke qëndruar pa lëvizur (si futja e djeshme e avokatit në punë), ndonëse ai shpreson dhe pret të paktën deri të hënën një tentativë të mundshme nga ana e Juventusit për të vënë më pas me shpatulla pas murit përfundimisht Interin.

Gjithsesi, kjo lëvizje nga ana e bardhezinjve duket shumë e vështirë që të ndodhë, duke parë se deri tani nuk ka mundur që të shesë asnjë prej tre sulmuesve që ka nxjerrë në merkato: Paulo Dibala, Mario Manxukiç apo edhe Gonzalo Higuain. Nëse njëri prej tyre do të mund të bindet dhe të vendosë që të ndërrojë mendje deri në fund të merkatos, ndoshta drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratiçi, mund të vendosë që të hidhet në sulm për Mauro Ikardin, por pikërisht këtu hyn në skenë Xhuzepe Marota.

Administratori i deleguar i Interit si dhe ish-numri dy i klubit të Juventusit ka vendosur që të ndezë një hakmarrje personale me torinezët dhe nuk ka ndërmend që të dorëzohet lehtë. Ai ka si qëllim që për asnjë moment të vetëm dhe asnjëherë në të ardhmen e afërt të mos lejojë transferimin e argjentinasit në radhët e “Zonjës së Vjetër”.

Mënyra për ta bërë këtë është që në kontratën e ardhshme Ikardi mund të vendosë të pranojë me skuadrën e Romës që shihet si favoritja për të blerë shërbimet e “Mauritos”, të vendoset një klauzolë që do ta ndalonte shitjen e ish-kapitenit zikaltër te torinezët, deri në përfundim të kontratës me verdhekuqtë, apo cilësdo skuadre tjetër. Sesa do të mund t’ia arrijë Marota kësaj gjëje, duhet parë dhe mësuar, por në selinë e Interit është ky zotimi që është marrë.

Kjo zgjedhje vjen si rrjedhojë e faktit që jo vetëm t’u mohohet një prej rivaleve për titull si Juventusi që të përforcohet me cilësitë e Mauro Ikardit, por në të njëjtën kohë për t’iu hakërryer lojtarit për të gjithë sjelljen e bërë prej tij dhe bisedimeve që kanë ndodhur pas shpatullave të Interit me Fabio Paratiçin.

Reklama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here