Icardi i dërgon avokatin, Conte e injoron sërish

0

Mes Mauro Ikardit dhe Interit vazh don grushti i hekurt. Ish-kapiteni zikaltër këtë herë ka vendosur që të bëjë presion në rrugë ligjore për mënyrën sesi drejtuesit dhe stafi teknik po sillen me të.

Edhe pse 26-vjeçari është prezantuar rregullisht në “Appiano Gentile”, ku siç dihet ai ka arritur që ta marrë aprovimin e klubit për të kryer seancën me të tjerët. Por ajo që nuk i ka pëlqyer Ikardit në ditët e kaluara është se qoftë në miqësoret që mund të zhvillohen me skuadra amatore të krahinës, ashtu sikurse në ato brenda grupit interist, trajneri Antonio Konte nuk e lejon që ai të marrë pjesë.

Diçka të tillë, argjentinasi kërkoi që ta ndryshonte duke sjellë në qendrën stërvitore avokatin e tij. Ky i fundit është paraqitur me një shkresë zyrtare, e cila u referohej disa klauzolave të kontratave që futbollisti ka me Interin, për të mos u mënjanuar në një mënyrë kaq të shëmtuar nga pjesa tjetër e ekipit, edhe pse ai tashmë ka shumë kohë që e di se nuk ka më vend dhe hapësirë për të.

 

Por e gjithë shpresa e madhe se ndoshta një ndërhyrje e tillë me “kostum e kollare” do të mund të frikësonte sado pak Antonio Konten, atëherë të gjithë janë gabuar. “Gjenerali” i hekurt, edhe pse sigurisht që do të jetë informuar nga drejtuesit e tij, e ka injoruar këtë veprim që ka ndërmarrë së fundmi “Maurito” dhe e ka lënë sërish jashtë miqësores brenda skuadrës futbollistin.

Shkurt dhe qartë, jo vetëm nga Konte, por as nga drejtuesit e lartë të Interit, ndërhyrja e fundit e Mauro Ikardit nuk i ka futur të dridhurat askujt. Edhe dje, gjithçka ka vazhduar normalisht për grupin zikaltër, por jo për argjentinasin dhe kështu pritet që të ndodhë edhe në ditët në vazhdim.

Gjithsesi, vështirë se Mauro Ikardi, i shtyrë sigurisht edhe nga bashkëshortja e tij menaxhere Vanda Nara, do ta pranojë këtë trajtim. Ndoshta, në ditët në vazhdim, sigurisht pasi të konsultohen edhe me një studio të profesionalizuar ligjore dhe duke analizuar të gjitha klauzolat që mund të ekzistojnë në kontratën mes futbollistit dhe Interit, mund të vihet në zbatim një betejë e ashpër ligjore mes palëve, nga e cila, siç është nënvizuar edhe në javët e mëparshme, Ikardi dhe Vanda mund të arrijnë deri aty sa ta dërgojnë Interin dhe drejtuesit e tyre në FIFA për një trajtim jo profesional dhe etik, duke arritur deri aty sa të kërkojnë edhe prishjen konsensuale të kontratës, e cila do t’i lejonte 26-vjeçarit që të gjente një klub tjetër me parametër zero.

 

Për momentin, drejtuesit e klubit milanez po rezistojnë, por sesi do të vazhdojë kjo çështje, duhet pritur në ditët në vazhdim, pasi me lëvizjen e djeshme dhe futjen e avokatit në aksion, duket sikur “vullkani” po bëhet gati që të shpërthejë…

Reklama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here