Kërkohet nga Interi, mesfushori Barcelonës drejt transferimit në Francë

Inter është në kërkim të një mesfushori, dhe tekniku Konte, pëlqen lojtarin e Barcelonës, Arturo Vidal.

Trajneri italian e ka pasur mesfushorin nën urdhrat e tij gjatë kohës kur drejtonte Juventusin, dhe tani e dëshiron përsëri në skuadër. Për kilianin Interi, kishte shfaqur interes edhe një sezon më parë kur luante për Bajernin, por nuk arritën një marrëveshje, dhe 32-vjeçari kaloi në “Kamp Nou”.

Gjithsesi zikaltërit do të provojnë përsëri, me shpresën se këtë herë do të arrijnë një akord me lojtarin dhe klubin e tij. Megjithatë, sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, e ardhmja e mesfushorit mund të jetë në Francë dhe jo në Itali.

Barcelona po mendon të fusë Vidalin së bashku më Kutinjon në marrëveshje, për të mbërritur te Nejmar, të cilin katalanasit po përpiqen ta transferojnë në skuadrën e tyre, dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë për Interin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here