Mathias Pogba: Ky përforcim i mungon Real Madridit

Mathias Pogba ka thënë se vëllai i tij Paul Pogba do të ishte përforcimi i duhur për skuadrën e Real Madridit.

Mathias ishte mysafir në “El Chiringuito TV” ku propozoi mesfushorin e Manchester United si përforcim të ri të “Los Blancos”.

“Florentino dëshiron ta transferojë vëllain tim në Madrid. Cili futbollist i mungon Zidanes? Vëllai im, sigurisht. Mendoj se Real Madrid ka nevojë për një mesfushor tjetër”, u shpreh Mathias.

Paul Pogba ka konfirmuar gatishmërinë e tij për largim nga Manchester United por ai e nisi sezonin e ri në Premierligë duke qenë sërish pjesë e skuadrës nga Old Trafford.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here