Milani mund ta transferojë Correan për 38 milionë euro, agjenti zbulon mënyrën

Agjenti i Angel Correas, Augustin Jimenez, i ka sugjeruar Milanit një mënyrë për ta transferuar klientin e tij.

Milani nuk ka arritur ende ta kompletojë transferimin e Angel Correas, edhe pse Rosonerët kanë arritur marrëveshje personale me argjentinasin.

Correa është i gatshëm për tu transferuar te Milani, mirëpo Atletico Madrid kërkon 50 milionë euro për lirimin e tij.

Argjentinasi është duke pritur përfaqësuesit e Milanit në Madrid, ndërsa agjenti i tij është takuar me drejtuesit e Atleticos.

Sky Italia, raporton se Milani ia ka bërë të ditur Atleticos se nuk do të ofrojë më tepër se 38 milionë euro.

Agjenti i Correas ka sugjeruar Milanin që t’i ofrojë Atleticos 30% të kartonit të argjentinasit në rast se Rosonerët e shesin atë në të ardhmen. Pra Atletico do të përfitonte 30% nga shuma e shitjes në të ardhmen.

Sipas agjentit të Correas kjo dë të bindte drejtuesit e Atleticos për ta liruar atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here