Paratici nis sulmin: Përforcimi i rradhës vjen nga Barcelona!

Drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici është i përqendruar te largimi i lojtarëve që konsiderohen të tepërt, por vazhdon të punojë edhe për sa i takon blerjeve të mundshme.

Mes këtyre është edhe Juan Miranda, mbrojtësi i majtë 19-vjeçar i Barcelona-s, që Juventus e ndjek prej një kohe të gjatë. Lojtari nuk konsiderohet i domosdoshëm për katalansit, të cilët kanë Junior Firpo dhe Jordi Alba në të njëjtin pozicion.

Tani duket se “Zonja e Vjetër” është gati  t’i bëjë një ofertë zyrtare spanjollëve: 10 milionë euro plus bonuse. Problemi është se Barça është e shqetësuar se mund të humbasë një talent për një shifër të vogël dhe për këtë arsye po vlerëson oferta nga klube të tjerë, që janë të gatshëm ta huazojnë futbollistin, si Marseille.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here