Zytare: Roma transferon mbrojtësin turk

Roma ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin turk Yildrim Mert Cetin nga Genclerbirligi për tre milionë euro dhe 10 për qind të një tarife të transferimit në të ardhmen.

Lojtari 22-vjeçar fluturoi mbrëmjen e kaluar dhe iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes para nënshkrimit të kontratës deri në qershor të vitit 2024.

“AS Roma është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e mbrojtësit turk Yildrim Mert Cetin për një transferim të përhershëm,” thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.

“Mert Cetin i bashkohet klubit nga pala turke Genclerbirligi për një tarifë prej tre milionë euro. Si pjesë e marrëveshjes, Genclerbirligi gjithashtu mban të drejtën në 10% të çdo tarife transferimi të ardhshëm – në rast se lojtari shitet për një shumë më të madhe se pesë milionë euro”.

 

Mert Cetin do ta bartë numrin 15-të në fanellë te Giallorossët, derisa është shprehur shumë i lumtur që e ka realizuar transferimin.

“Unë e di madhësinë e klubit që unë do të përfaqësoj,” lojtari i ka thënë faqes zyrtare të Romës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj vërtetë me fjalë. Jam i bindur se do të jem në gjendje të plotësoj shpresat e klubit dhe tifozëve”, ka thënë më tej Cetin

Mbrojtësi qendror shënoi një gol në 25 paraqitje për Genclerbirligi sezonin e kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here