Roma në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, i rikthehet pistës Hysaj

Elseid Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli, dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Për mbrojtësin interes kishin shfaqur Atletiko Madridi, Juventusi dhe Totenhemi, por asnjëra nga këto skuadra nuk arriti një marrëveshje me Napolin, dhe tani kanë marrë lojtarë të tjerë në ato reparte. Në këtë situatë lojtari duhet të shikojë për një destinacion të ri, dhe duhet të shpejtojë pasi merkato është drejt mbylljes.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, në gjurmët e 25-vjeçarit tashmë është Roma, të cilët e ndjekin lojtarin prej kohësh. Napoli kërkon 15-20 milionë euro, dhe verdhekuqtë do të provojnë të ulin sadopak këtë çmim për të mbërritur te shqiptari.

Afrimi i Hysajt te kryeqytetasit italian, do të bënte të mundur që Florenci do luante në krahun e djathtë të mesfushës, aty ku mund të japë më të mirën e tij, dhe drejtuesit po pershpejtojnë me shpresën se do të mbyllin gjithçka para përfundimit të merkatos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here