Mesfushori i Barcelonës telefonon Conten, akord verbal mes të dyve

Arturo Vidal është gati të ribashkohet me Antonio Konten. Pasi u njohën te Juventusi, tani tek Interi. Sipas mediave spanjolle, madje, mesfushori kilian ka telefonuar trajnerin interist për t’i komunikuar se është gati të udhëtojë drejt Milanos.

 

Një burim brenda klubit zikaltër shprehet se ekziston edhe një akord verbal mes të dyve. Një nga pengesat kryesore, në krahun tjetër, mbetet kostoja e kartonit të lojtarit, të cilin Barcelona nuk e lë të lirë për asgjë më pak se 20 milionë euro, ndërsa Interi e kërkon në huazim.

MILINKOVIÇ-SAVIÇ – Ditët e fundit në mediat italiane thuhet se Interi, përveç Vidalit, është në gjurmët edhe të Milinkoviç-Saviçit, mesfushorit të Lacios, me një formulë të ngjashme me atë që bashkoi Ivan Perisiçin me Bajernin e Mynihut: pra huazim me të drejtë blerjeje. Mesfushori serb, gjatë ditëve të fundit, duke folur për të ardhmen e tij ka komentuar: “Merkatoja në Angli është mbyllur, kështu që historia me Junajtidin është mbyllur.

 

Unë nuk u irritova shumë nga ato që shkruheshin, pasi isha i përqendruar në përgatitjet për sezonin e ri. Tani jam te Lacio dhe nuk mendoj se si do të shkojë merkatoja.

Gjithçka është e shkruar, por unë e di ku e kam mendjen dhe me kë kam kontratë”. Me këto fjalë ai lë të kuptohet se nuk e humb ekuilibrin, por as nuk i bën presion Lotitos. Gjithashtu, gjatë intervistës ai nuk thotë asnjë fjalë për Interin, por gjithsesi mediat italiane insistojnë se zikaltrit kanë shfaqur interes për lojtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here