PSG e kërkon, Paqueta vendos për të ardhmen e tij

Ylli i Milanit, Lucas Paqueta nuk dëshiron që të largohet nga Milani dhe i ka thënë jo ofertës së Leoanardos për tu transferuar te PSG.

Paqueta u transferua te Milani në janar dhe menjëherë u bë njëri nga lojtarët kyç te Rosonerët.  Drejtori sportiv i PSG, Leonardo e dëshironte brazilianin në Paris, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Pas paraqitjeve të mira me Milanin, Paqueta ka debutuar edhe me përfaqësuesen e Brazilit.

Braziliani është i lumtur te Milani dhe nuk e ka ndërmed të transferohet te PSG. Paqueta kishte refuzuar edhe Realin gjatë kohës kur ishte te Flamengo vetëm për tu transferuar te Milani.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here