Tre oferta në tavolinë për Milanin, mbrojtësi pranë largimit nga kuqezinjtë

Diego Laksalt mund të largohet nga Milani pas vetëm një sezoni, ku u transferua nga Xhenoa.

Sipas mediave italiane, në zyrat e kuqezinjve ka ardhur disa oferta për të marrë shërbimet e uruguaianit. Së fundmi Fiorentina dhe Parma kanë kontaktuar drejtuesit kuqezi, për të kuptuar situatën e 26-vjeçarit.

Të dyja skuadrat e duan lojtarin në huazim më të drejtën e blerjes një sezon më vonë, të cilën vështirë se e pranojnë drejtuesit e Milanit.

Por, nuk ka oferta vetëm nga Italia, pasi sipas asaj që shkruan “TRT Spor” në gjurmët e Laksalt është edhe Fenerbahçe. Turqit e pëlqejnë shumë lojtarin, dhe janë të gatshëm ta blejnë atë, në një marrëveshje të përhershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here