Ndizet merkatoja, futbollisti i Juventusit pranë transferimit te Milani

Kur ka mbetur më pak se 1 javë nga fillimi i Serisë A, Juventusit i duhet ende të largojë disa futbollistë, të cilët zor se mund të gjejnë hapësira në skuadrën e Sarrit.

Një ndër ta është edhe Mario Mandzukiç. Kroati me shumë gjasa do të largohet në ditët e ardhshme, teksa mediat italiane raportojnë se pas dështimit të kalimit te Bajerni i Mynihut, në skenë për shërbimet e 33-vjeçarit ka dalë Milani.

Kuqezinjtë orët e fundit kanë zhvilluar një sondazh për Mandzukiç, i cili mund të jetë afrimi i radhës për trajnerin Xhampaolo. Palët pritet të nisin bisedimet, teksa ka të ngjarë që sulmuesi kroat, t’i japë lamtumirën bardhezinjve për t’iu bashkuar Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here