Bombë nga Italia: Icardi transferohet te Milani!

Gazeta milaneze “Il Giornale” ka lëshuar ditën e sotme një bombë të vërtetë.

Edhe Milani ka menduar për Mauro Icardin në sulm, për ta vendosur përkrah Piatekut, duke qenë se nuk po mbërrin Correa për çështje kërkesash të Atletico Madrid.

Sipas kësaj gazete, kuqezinjtë ende nuk kanë bërë hapa konkret, por kanë bërë sondazh për të parë terrenin. Dhe, përgjigjia që kanë marrë është befasuese: Steven Zhang ka vendosur veton! “Jo te Juventusi pa i marrë të paktën 70-80 mln euro!”. Madje, as te Napoli nuk do të donin ta jepnin, kështu që Marotta nuk do të kishte problem te Milani, pasi e sheh jo si një rival për titullin, ndaj nuk do të fuqizohej aq sa për të synuar kampionatin me vetëm Icardin.

Në anën tjetër, Wanda Nara do të ishte super dakord, pasi do të vazhdonte jetën e saj në Milano dhe në vilën në Liqenin e Komos, ku është rezidenca Icardi. Sakaq, futbollisti argjentinas do vetëm Interin dhe do të provojë deri në fund të qëndrojë, ndërsa ka refuzuar ofertën e Monacos dhe më parë bëri të njëjtën gjë me Roma.

Napolit ende nuk i ka dhënë përgjigje. Sakaq, Milani nuk ka 60 mln euro për të kënaqur Interin, por diçka mund të bëhet me huazim ose formula të ndryshme, që sipas gazetës mund të gjenden nëse ekziston vullneti, vetëm me kusht që të mos shkojë te Juventusi ose Napoli.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here