Maldini zbulon të ardhmen e Silvas dhe flet për transferimin e Correas

Pas mbërritjes së Leao, përparësia e merkatos te Milani ka të bëjë me shitjen e lojtarëve, jo prurje të reja.

Konfirmimi vjen direkt nga Paolo Maldini, i cili “emëron” Laxalt dhe Strinic si lojtarët e ardhshëm, afër lamtumirës. Asnjë lajm për përforcime në repartin e përparmë. Duke folur në konferencën për shtyp, ku u prezantuan Bennacer, Duarte dhe Leao, drejtuesi ekzekutiv kuqezi iu përgjigj pyetjeve mbi merkaton me shumë transparencë: “Ne nuk kemi asnjë lajm mbi Correa dhe Andrè Silva. Aktualisht nuk ka asgjë konkrete. Merkato është ende e hapur, sepse kanë mbetur edhe dy javë, por përparësi do t’u japim shitjeve”.

Prandaj, nuk ka gjasa që një “hit” tjetër të mbërrijë ditët e fundit të merkatos te “Djalli”. Pas transferimeve të deritanishme (në ardhje), Milani dëshiron të gjejë akomodim për André Silva, i cili duket se nuk e ka bindur trajnerin Giampaolo. Vetëm në rastin e një transferimi të afërt të portugezit, udhëheqja milaneze mund të rikthehej në sulm për Correa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here