Mustafi rikthehet në Serie A, gati transferimi te gjiganti italian

Roma vazhdon të kërkojë një mbrojtës qendror, pas largimit të Manolas.

Udhëheqja e verdhekuqve po shqyrton mundësinë e marrjes së Shkodran Mustafit, tani jashtë planeve të Arsenalit. Transferimi është i mundur në bazë të huazimit, si fillim, me të drejtën e blerjes përfundimtare.

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi shqiptar, kampion bote me Gjermaninë, mund ta çlirojë veten nga “Topçinjtë”. Petrachi mban kontakte me udhëheqjen e klubit londinez.

Ish-lojtari i Sampdoria mund të mbërrijë i huazuar, pastaj të blihet për 20-25 milionë euro në fund të sezonit. Shqiptari fiton 3 milionë euro në sezon, një pagë brenda parametrave të vendosur te Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here