Sanchez me një këmbë te Interi, zbulohet numri i fanellës që do ta mbajë kiliani

Siç raporton Corriere dello Sport, Alexis Sanchez mund ta marrë fanellën me numrin 11 te Interi.

Kiliani kishte kërkuar numrin 7-të, por tani ai i takon Mauro Icardit dhe Sanchez pritet që ta marrë fanellën me numrin 11-të.

Inter dhe Manchester United thuhet se kanë arritur marrëveshje dhe tani mbetet vetëm zyrtarizimi i saj.

Neroaxurët janë të gatshëm ti ofrojnë kilianit pagë prej 4 miliona eurove në sezon.

Nga ana tjetër United nuk ka gjetur ende pasuesin e kilianit, mirëpo kjo nuk do të ndikojë në largimin e Sanchez te Interi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here