Scudetto synimi i vetëm: Interi përgatit katër përforcime për Conten para mbylljes së merkatos

Interi po planifikon të bëjë katër përforcime para përfundimit të merkatos.

Alexis Sanchez dhe Cristiano Biraghi janë shumë pranë transferimit te Interi dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Drejtuesit nuk do të ndalen me kaq dhe planifikojnë që ta transferojnë njërin nga yjet e Barcelonës Rakitic ose Vidal për vijën e mesfushës. Përforcimi i katërt pritet të jetë Fernando Llorente.

Marotta dhe Ausilio po punojnë për transferimin e kilianit në Meazza dhe shpresojnë ta huazojnë atë këtë sezon me të drejtë blerjeje vitin e ardhshëm.

Rakitic është alternativa e Vidal, por në garë për kroatin është edhe Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here