Bombë: PSG dhe Juventus përgatiten për një shkëmbim spektakolarë!

Juventusi dhe Paris Saint-Germain po përgatitet për një shkëmbim të madh në këtë afat kalimtar.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur për disa takime mes drejtuesve të klubit nga Torino dhe atij nga Parisi.

Shumë emra të njohur si Neymar, Emre Can, Paulo Dybla, Julian Draxler dhe Angel Di Maria janë përfolur për një ndërrim destinacioni.

Megjithatë, tani ka dalë në skenë një ide interesante shkëmbimi mes dy klubeve të mëdha evropiane.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, tani në tavolinën e diskutimeve për përfolët edhe një shkëmbim në mes të dy mesfushorëve të njohur.

Miralem Pjanic pëlqehet shumë nga PSG, në anën tjetër Juventusi pëlqen italianin Marco Verratti.

Gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë më shumë informata dhe ndoshta edhe ndonjë marrëveshje në aksin Torino-Paris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here