Marrëveshje rekorde: Liverpool në bisedime me Nike

Liverpooli është në bisedime për një marrëveshje të re rekorde me kompaninë e njohur të veshmbathjeve Nike për fanellat e tyre të reja.

Kampioni evropian është në sezonin e tyre të pestë dhe të fundit të kontratës së tyre aktuale me kompaninë New Balance.

Kjo marrëveshje vlen 45 milionë funte në vit, por sipas revistës Forbes, djelmoshat e Jurgen Klopp mund të veshin fanella Nike nga sezoni 2020/21.

Një marrëveshje e re me kompaninë Nike mund të prishë rekordin Manchester Unitedit që fiton 75 milionë funte në sezon me Adidasin.

Por, United është shumë larg gjigantëve spanjollë të Barcelonës dhe Real Madridit për sa i përket marrëveshjeve më fitimprurëse të fanellave.

Real Madridi fiton 98 milionë funte neto në sezon nga Adidasi, ndërsa Barcelona udhëheq listën me 100 milionë funte në sezon nga Nike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here