Vidal – Inter, lajmi i fundit nga Barcelona

Barcelona ka refuzuar një ofertë nga Inter për Arturo Vidal, ka njoftuar e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Klubi nga Milano ofroi mundësinë e huazimit të mesfushorit kilian.

Mirëpo, Barcelona ishte e gatshme të konsideronte vetëm shitjen e tij.

Vidal bëri 33 paraqitje në La Ligë për Barcelonën në edicionin e kaluar duke i ndihmuar skuadrës së trajnerit Ernesto Valverde ta mbrojë titullin e kampionit në Spanjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here