Ndodh edhe kjo: United do ta paguaj huazimin e Sanchez te Interi

Alexis Sanchez pritet të finalizojë transferimin tek Inter ditën e hënë, një marrëveshje që do t’i kushtojë 25 milionë euro Manchester United.

Djajtë duan me çdo kusht të heqin qafe sulmuesin kilian, por kanë vuajtur për të gjetur një klub që është i gatshëm të paguajë rrogën e tij marramendëse prej 30 milionë eurove.

Inter është gati ta marrë në formë huazimi, por raportet në Itali thonë se kosto e huazimit do të jetë e madhe për United.

Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport pretendojnë se Inter do të paguajë vetëm 5 milionë euro të rrogës së tij.

Kjo do të thotë se Ed Woodward dhe bordi do të paguajnë rreth 500,000 euro në javë për 30-vjeçarin, pra 25 milionë euro në total.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here