Probleme për PSG: Ja sa pritet të mungojë Mbappe

PSG duhet t’i bëjë llogaritë pa Kylien Mbappen. Sulmuesi dhe lideri i kampionëve të Francës la fushën e lojës që në minutën e 66′ në sfidën e fituar ndaj Toulouses 4-0, pasi ndjeu një therje në këmbën e tij. 

Lajmi i fundit që vjen nga Franca bën me dije se kampioni i botës pritet të mungojë një muaj sipas asaj që shkruan Le Parisien. Ai ka një dëmtim muskular dhe trajneri Tuchel duhet t’i bëjë llogaritë pa të.

Me Neymarin që është një hap largimit, Mbappen që nuk do të jetë gati për një muaj dhe Cavanin që u dëmtua dhe la fushën që në minutën e 14′ në sfidën e mbrëmshme, situatat nuk janë aspak të favorshme për parisienët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here