PSG rrëmben yllin e dëshiruar nga Reali dhe Juventusi, zbulohet oferta

Shtohen pretendentët për mesfushorin danez Christian Eriksen, që vazhdon të refuzojë rinovimin e kontratës me skuadrën e Tottenham.

Sipas “L’Equipe”, skuadra e Paris Saint Germanin është interesuar për 27-vjeçarin, kontrata e të cilit me Spurs skadon pas një viti dhe mund të largohet me koston zero verën e ardhshme.

Tottenham, duke qenë se nuk po arrin të bindë lojtarin të rinovojë, është gati ta lërë të lirë edhe pse kjo gjë do të ndodhë për jo më pak se 50 milionë stërlina. Shumë të cilën PSG është gati ta paguajë, duke qenë se bëhet fjalë për një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Për Eriksen kanë kohë që interesohen edhe Real Madrid e Juventus, por tashmë këto dy skuadra duhet të “ruhen” edhe nga PSG. Mediat franceze konfirmojnë një kontakt të Leonardo me menaxherin e lojtarit, për të kuptuar nëse ky transferim mund të kryhet në ditët e mbetura të merkatos apo në janar, kur kostoja e tij mund të jetë edhe më e ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here