Bombë: Milan transferon Icardin para përfundimit të merkatos!?

Milani është duke monitoruar situatën e Mauro Icardit te Interi. 

E ardhmja e argjentinasit është ende e paqartë dhe Rosonerët mund të përfitojnë.

Drejtuesit e Milanit janë duke punuar për të transferuar një sulmues dy ditë para përfundimit të merkatos.

Lojtari më i përfolur për vijën e sulmit është Angel Correa, mirëpo Milan dhe Atletico Madrid janë larg marrëveshjes.

Ditëve të fundit është raportuar edhe për Everton Soares dhe Memphis Depay, ndërsa listës së fundmi i është shtuar edhe Mauro Icardi.

Icardi nuk është i dëshiruar te Interi, mirëpo argjentinasi nuk dëshiron të largohet nga Milano.

Interesim për Icardin kanë shfaqur Juventus dhe Napoli, mirëpo Juventus do të duhet të lirohet nga Gonzalo Higuain, Mario Mandzukic dhe Paulo Dybala.

Sa i përket Napolit, Icardi nuk dëshiron transferimin në San Paolo dhe nga kjo situatë mund të përfitojë Milani.

Sipas mediave italiane, Milani është duke punuar për transferimin e Icardit dhe argjentinasi shihet se lojtari ideal për të luajtur sëbashku me Piatek në vijën e sulmit.

Mbetet ta shohim se çfarë do të ndodhë në dy ditët e ardhshme…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here