PSG dëshiron një tjetër yll, Dybala mbetet te Juventusi

Shumë zhurmë për asgjë.

Paulo Dybala rrezikon, nëse rrezik mund të quhet, të mbetet tek Juventus. Edhe nëse Barcelona dhe PSG do të arrijnë marrëveshjen për Neymar-in, sulmuesi argjentinas nuk do të ishte zgjedhja e parë e francezëve.

Leonardo, në fakt, preferon t’i dhurojë trajneri Tuchel yllin e Barcelona-s, Ousmane Dembele. E vetmja pengesë për realizimin e këtij operacioni është dëshira e lojtarit, i cili duket se nuk ka dëshirë të largohet nga Barça.

Kështu, pasi ka refuzuar Manchester United dhe Tottenham, Dybala duket se do të qëndrojë tek Juventus. Mbetet për t’u kuptuar sesa hapësira do të ketë për të në ekipin e Sarri-t.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here