Icardi drejt transferimit në Spanjë, por jo në Madrid…

Valencia është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të Interit Mauro Icardi.

Icardi nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes, mirëpo argjentinasi refuzoi të gjitha ofertat dhe vendosi që të qëndrojë në Meazza.

Interi është i gatshëm ta huazojë Icardin dhe në garë për të është futur edhe Valencia.

Megjithatë Gazzetta dello Sport, raporton se shanset e Valencias për huazimin e Icardit janë minimale, pasiqë argjentinasi dëshiron qëndrimin në Itali.

Mbetet ta shohim nëse Icardi do të transferohet në La Liga.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here