Bayern synon transferimin e yllit të Serie A në merkaton e janarit

Bayern Munich ka kërkuar sulmues anësor gjatë tërë afatit kalimtar veror, por nuk ka arritur t’i marrë objektivat që kishte.

Callum Hudson-Odoi, Leroy Sane, Nicolas Pepe e Timo Werner kanë qenë dëshirat e mëdha të bavarezëve, por që asnjëri nga ta nuk u transferua në Munich.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë në fund të afatit tentuan edhe afrimin e Cengiz Under, por Roma nuk lejoi të largohet atë nga Olimpico.

Mediat gjermane kanë raportuar se bavarezët do të tentojnë transferimin e turkut sërish në janar.

Një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, pasi 22-vjeçari sapo ka vazhduar kontratën me Giallorosët.

Por Bayerni do të provoj afrimin e tij me një ofertë rreth 65 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here