Dalin detaje të reja nga gjendja shëndetësore e Schumacher

Në vitin 2013 ylli i “Formula 1”, Michael Schumacher, pësoi një aksident të rëndë duke bërë ski.

Nga ai moment ai ra në gjendje koma dhe familjarët kanë preferuar të mos japin asnjë detaj që lidhet me shëndetin e tij.

Megjithatë së fundmi mediat franceze kanë zbuluar disa informacione dhe duket se Michael vazhdon të jetë gjallë, por në gjendje të rënduar.

Ai është zhvendosur për në Paris në spitalin e njohur, Georges-Pompidou për të marrë shërbimin e kirurgjisë kardiovaskulare.

Kampioni i botës i F1 mësohet se do të marrë një trajtim eksperimental, drejtuar nga Philippe Menasche, që bazohet tek “infuzioni i qelizave burimore që ndodhen në organizëm për të arritur një veprim sistematik anti-inflamator, në të gjithë organizmin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here