Lautaro zbulon të vërtetën për Icardin

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi u largua nga Interi këtë verë për tu transferuar te PSG.

Icardi do të jetë i huazuar te PSG për një vit, ndërsa Parisienët do ta kenë opsionin për ta blerë kartonin e tij pas përfundimit të sezonit. Lautaro Martinez ka zbuluar se Icardi nuk ka dashur që të largohet nga Interi.

Lautaro ka bërë të ditur se Icardi ka dashur të qëndrojë në Milano, por në fund është detyruar të transferohet në Paris.

Jemi miq të mirë dhe komunikojmë shpesh. Ai dëshironte qëndrimin dhe dëshironte që të luaj, por tani është në një tjetër klub dhe i uroj fat. Ai më ka ndihmuar shumë që nga ardhja ime në Itali, ka zbuluar Lautaro.

Vendin e Icardit te Interi e morri Romelu Lukaku i cili u transferua nga Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here