Barcelona nuk heq dorë nga Neymar: Bisedimet nuk kanë përfunduar

Barcelona nuk ka hequr dorë nga transferimi i Neymar, ka deklaruar babai i brazilianit.

Braziliani u transferua te PSG para dy viteve për një shifër rekorde prej 222 miliona eurove, mirëpo tani dëshiron rikthimin në Camp Nou.

Barcelona dhe PSG kanë negociuar për rikthimin e Neymar gjatë tërë verës, mirëpo në fund marrëveshja nuk u arrit dhe braziliani mbeti në Paris.

Megjithatë Barcelona nuk ka hequr dorë nga Neymar, ndërsa këtë e ka konfirmuar babai i brazilianit.

Si agjent i Neymar, jam ndjerë i pafuqishëm pasiqë nuk kishte klauzolë për largimin e tij. Kemi dhënë maksimumin për tu rikthyer te Barcelona, por nuk mjaftoi në fund. Neymar dëshiron të jetë aty ku është i lumtur dhe ai ishte i lumtur te Barcelona. Bisedimet mes klubeve nuk kanë përfunduar, ka deklaruar babai i Neymar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here