Fillojnë bisedimet, Juventus dhe Tottenham shkëmbejnë yjet e tyre!

Juventus dhe Tottenham kanë nisur bisedime për shkëmbimin Dybala-Eriksen në merkaton e janarit, raportojnë mediat italiane.

Dybala ishte i lidhur me një transferim në Premier League gjatë verës, por në fund vendosi të qëndrojë në Torino. Mirëpo argjentinasi vazhdon të luaj nga stoli dhe sipas të gjitha gjasave do të kërkojë largimin nga Juventusi në janar.

Tottenham kërkon të përfitojë dhe Spurs janë të gatshëm ta ofrojnë Eriksen për Dybalan.

Danezi është në vitin e fundit të kontratës me Tottenham dhe verën e ardhshme do të largohet nga skuadra si lojtarë i lirë, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Real Madrid, Juventus dhe Inter.

Tuttosport raporton se Inter po përgatit një ofertë për Eriksen në janar, ndërsa Juventus është i gatshëm ta ofrojë Dybalan për danezin.

Pochettino e dëshiron Dybalan me ngulm, ndërsa Sarri nga ana tjetër gjithashtu e dëshiron Eriksenin në skuadrën e tij.

Me sakrifikimin  e Dybalas, Juventus është favorit për transferimin e Eriksen.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here