Messi mungon edhe ndaj Valencias, argjentinasi në pikëpyetje për Dortmundin

Do të na duhet të presim edhe disa ditë për të parë përsëri Leo Messin në një fushë.

“Ylli” argjentinas nuk do të mund të riaftësohet në kohë për të luajtur të shtunën kundër Valencias në “Camp Nou”, pas pauzës së kampionateve për shkak të ndeshjeve eliminatore të Euro “2020”.

Messi nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit në seancat e fundit dhe prania e tij kundër Valencias tashmë është përjashtuar si mundësi. Lëndimi që pësoi në pulpën e këmbës së djathtë në stërvitjen e parë parasezonale, më 5 gusht, ka rezultuar problematik.

Leo vazhdon të ndjejë dhimbje dhe mjekët janë të mendimit se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos e lejojnë që të kthehet në fushë para kohe, pasi mund dëmtimi mund të përsëritet menjëherë.

Fillimisht, u krijua përshtypja se Messi, do të luante në javën e dytë të La Ligas, kundër Betisit në “Camp Nou”. Evolucioni i tij ishte pozitiv dhe premtues, por dy ditë para ndeshjes u kuptua se nuk duhej rrezikuar. 32-vjeçari nuk udhëtoi për në Pamplona për të luajtur kundër Osasunas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here