Përforcimi i parë për merkaton e janarit, Milan transferon yllin e Benficas

Zvonimir Boban dëshiron transferimin e yllit të Benficas Gedson Fernandes në merkaton e janarit, raportojnë mediat italiane.

Rosonerët transferuan dy mesfushorë gjatë merkatos së verës, Ismael Bennacer dhe Rade Krunic.

Mirëpo Milan gjatë verës ka shfaqur interesim për Fernandes, ndërsa lajmin e kishte bërë të ditur gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio.

Benfica kishte kërkuar 30 milionë euro për lirmin e 20-vjeçarit dhe Milani hoqi dorë për shkak të kërkesës së lartë.

Siç shkruan Calciomercato.com, Milani vazhdon ta monitorojë Fernandesin i cili ka shënuar tre gola dhe 6 asistime në 46 ndeshje me Benfican sezonin e kaluar.

Sipas mediave portugeze Benfica i ka vendosur një klauzolë prej 120 miliona eurove Fernandesit në këtë sezon të ri, mirëpo edhe përkundër kësaj Milani do të tentojë transferimin e ti në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here