Derby della Madonnina: Milan futet në garë për yllin e dëshiruar nga Interi

Siç raporton Calciomercato.com, Milan do të tentojë ta rrëmbejë Mario Gotzen para Interit.

Gjermani është në vitin e fundit të kontratës me Borussia Dortmund dhe ai do të ketë të drejtë të firmos para kontratë me ndonjë klub të ri që në janar.

Calciomercato.com, raporton se në garë për Gotzen është futur edhe Milani. 27-vjeçari ka luajtur vetëm 12 minuta me Borussian në sezonin e ri dhe rinovimi me Milionerët është larg.

Tani për Gotzen në merkaton e janarit pritet të duelojnë Milani dhe Interi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here