E bujshme, Guardiola dëshiron dy yjet e Milanit!

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola është i interesuar rreth sulmuesit të Milanit Suso, raportojnë mediat spanjolle.

Suso ishte i lidhur me disa klube gjatë merkatos së verës, por në fund Marco Giampaolo vendosi që ta mbajë atë në skuadër.

Siç raporton El Desmarque, Pep Guardiola ka piketuar Suson si pasuesin e David Silvas dhe ia ka kërkuar drejtuesve të Cityt transferimin e spanjollit.

Suso ka shënuar 20 gola dhe 26 asistime në tre sezonet e fundit në Serie A.

Përveç Susos, Manchester City ka shfaqur interesim edhe për mbrojtësin e Milanit Alessio Romagnoli, pas lëndimit të Laporte.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here