Nëna e Sarrit nuk i ka folur atij kur e ka kuptuar që do të transferohet te Juventusi

Maurizio Sarri do të kthehet në pankinë, pas problemeve shëndetësore që kaloi. Të shtunën, në orën 15:00, do të jetë në “kullën e regjisë” bardhezi, në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences.

Fiorentina dhe Juventus janë gati për të “përplasur brirët”, me synimin e qartë: fitoren. Kjo e fundit është e panjohur deri më tani për vjollcët, në këtë kampionat, sepse i humbën të dyja ndeshjet e para, me Napolin dhe Genoa.

Do të jetë një emocion i veçantë për Maurizio Sarri, që rikthehet pas pneumonisë, që e goditi në gusht dhe nuk e lejoi t’i drejtonte kampionët kundër Parmës dhe Napolit. “Il Corriere dello Sport” intervistoi Aurelio Virgili, mik i trajnerit toskan dhe djali i Giuseppe, sulmuesi i Fiorentinës nga viti 1954 deri më 1958. Zbulimi i tij është nga ato të fortët: “Sarri do ta bëjë punën e tij si kundërshtar për 90 minuta, pastaj do të bëhet përsëri tifoz i Fiorentinës”.

Që Sarri është një tifoz i ngjyrave vjollcë, Virgili e di me kohë: “Kur ai nuk mund ta shohë një ndeshje të Fiorentinës, gjithmonë më pyet: si luajti? Një herë më tha që në fund të karrierës do të donte të stërviste edhe falas aty”. Më në fund, një anekdotë nga moment kur nënshkroi me Juventusin, e cila përfshin nënën e Sarrit: “Nëna e Maurizio, kur dëgjoi se kishte nënshkruar për Juventusin, i tha atij: nuk do të flas më me ty”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here